Komisioni Rregullator i Energjetikës i Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, me të cilin bëhet rritja mesatare e çmimeve të shitjes me pakicë për 1,13 për qind krahasuar me vendimin e datës 27.02.2026.
Sipas vendimit, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1 denar për litër, ndërsa çmimet e EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara.
Po ashtu, çmimi i mazutit M-1 SU rritet për 1,022 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 35,542 denarë për kilogram.
Nga data 3 mars 2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS-95 – 74,50 denarë për litër
- Benzinë motori EUROSUPER BS-98 – 76,50 denarë për litër
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 71,00 denarë për litër
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 70,00 denarë për litër
- Mazut M-1 SU – 35,542 denarë për kilogram
Vendimi i KRRE-së hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.

