Komuna e Gostivarit njofton se më 19 gusht 2026, e mërkurë, do të realizohet dezinsektimi tokësor në territorin e komunës, me qëllim asgjësimin e mushkonjave në fazën e rritur dhe dëmtuesve të tjerë.

Sipas njoftimit të Komunës, trajtimi do të kryhet pas mesnatës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit, vetëm në kushte të përshtatshme atmosferike.

Në rast të reshjeve të shiut ose erërave të forta, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e nesërme ose për një ditë tjetër, në varësi të kushteve të motit.

Punimet do të realizohen nga SHPTH Pronto SHPKNJ, ndërsa për trajtim do të përdoret preparati Kuflak 50 EC.

Komuna u ka bërë thirrje veçanërisht bletarëve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së dezinsektimit.