Në një nga destinacionet më tërheqëse malore të Maqedonisë së Veriut, Sunny Valley po hyn në fazën përfundimtare të realizimit, duke sjellë një koncept të ri të jetesës në zemër të Mavrovës.

Projekti, i zhvilluar nga Global Balkan Group, përbëhet nga katër objekte rezidenciale, ndërtimi i të cilave tashmë është në fazën e finalizimit. Përparimi i punimeve shënon një etapë të rëndësishme për projektin, ndërsa shumica e apartamenteve tashmë janë shitur, duke dëshmuar interesin e lartë për këtë destinacion rezidencial dhe investues.

Sunny Valley është konceptuar për ata që kërkojnë një kombinim të harmonishëm mes natyrës, komoditetit dhe standardeve moderne të jetesës. I pozicionuar në Mavrovë dhe vetëm rreth 1 kilometër nga lifti i skijimit, kompleksi ofron mundësi për pushim, investim dhe banim në një nga zonat më të veçanta malore të vendit.

Resorti përfshin gjithsej 100 apartamente, 90 vende parkimi dhe mbi 8,000 m² sipërfaqe totale. Përveç apartamenteve moderne me pamje panoramike, koncepti i projektit përfshin një sërë shërbimesh dhe hapësirash të dedikuara për komoditetin e banorëve dhe vizitorëve, ndër të cilat pishinë dhe spa, hapësirë fitnesi, kënd lojërash për fëmijë, barnatore, dyqane ushqimore dhe zona relaksi.

Drejt finalizimit – shumica e apartamenteve tashmë të shitura

Me katër objektet që po i afrohen përfundimit, Sunny Valley po shndërrohet gradualisht nga projekt në një kompleks të mirëfilltë rezidencial në Mavrovë.

Fakti që shumica e apartamenteve janë tashmë të shitura, ndërsa punimet ndërtimore janë drejt finalizimit, e pozicionon projektin si një nga investimet rezidenciale që ka tërhequr interes të konsiderueshëm në këtë zonë.

Për blerësit, kjo nënkupton mundësinë për të qenë pjesë e një projekti që është në një fazë të avancuar ndërtimi dhe që po merr formën përfundimtare.

Arkitekturë moderne dhe standarde bashkëkohore

Sunny Valley është projektuar me një qasje që synon të ruajë harmoninë mes arkitekturës dhe mjedisit natyror të Mavrovës. Apartamentet dhe hapësirat e përbashkëta janë konceptuar për të ofruar funksionalitet, estetikë dhe rehati, ndërsa pamjet panoramike dhe afërsia me natyrën janë pjesë e rëndësishme e konceptit.

Me standarde moderne ndërtimi, materiale të përzgjedhura dhe vëmendje ndaj detajeve, projekti synon të krijojë një përvojë të veçantë të jetesës në mal.

Përvoja e Global Balkan

Investimi dhe realizimi i Sunny Valley vjen nga Global Balkan, kompani e angazhuar në zhvillimin dhe investimin në pasuri të paluajtshme, me fokus në projekte moderne, cilësi ndërtimi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Me mbi 20 ndërtesa të përfunduara dhe më shumë se 700 banesa dhe lokale afariste të ndërtuara, Global Balkan sjell në Sunny Valley përvojën e fituar në projekte të ndryshme rezidenciale dhe afariste.

Ne aplikojmë teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të avancuara në çdo projekt. Objektet tona janë të pajisura me ashensorë modernë me efikasitet të lartë, dyer dhe dritare me izolim të përmirësuar termik dhe akustik, si dhe materiale ndërtimi të certifikuara që garantojnë qëndrueshmëri dhe siguri”, shprehen nga kompania.

Përkushtimi ndaj cilësisë, sipas kompanisë, fillon që nga përzgjedhja e materialeve dhe vazhdon përgjatë çdo faze të ndërtimit – nga planifikimi arkitektonik deri te përfundimet e brendshme.

Një investim me fokus te e ardhmja

Sunny Valley synon të jetë më shumë sesa një kompleks apartamentesh. Koncepti i tij bazohet në krijimin e një ambienti ku banimi, pushimi dhe investimi bashkohen në një destinacion të vetëm.

Afërsia me pistat e skijimit, natyra e Mavrovës, shërbimet e integruara dhe standardet moderne të ndërtimit e bëjnë projektin të përshtatshëm si për ata që kërkojnë një apartament për përdorim personal, ashtu edhe për ata që e shohin pasurinë e paluajtshme si një investim afatgjatë.

Me katër objektet drejt finalizimit dhe pjesën më të madhe të apartamenteve tashmë të shitura, Sunny Valley po hyn në një fazë të re – atë të përfundimit të një projekti që synon të sjellë një standard të ri të jetesës malore në Mavrovë.

Sunny Valley – aty ku natyra, komoditeti dhe investimi takohen. Gostivari Sot