Presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një raund i ri bisedimesh trepalëshe për t’i dhënë fund luftës me Rusinë pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, pavarësisht tensioneve të reja ndërkombëtare pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin.

Sipas Zelenskyt, bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, janë planifikuar për këtë javë dhe nuk janë anuluar pas sulmeve të fundit ajrore ndaj Iranit, raportoi Reuters.

Ai bëri të ditur se Kievi po shqyrton mundësinë që takimi të mos mbahet në Abu Dhabi, qytet që u përmend si një nga objektivat e sulmeve hakmarrëse iraniane, por “potencialisht” në Turqia ose Zvicra.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen në një moment delikat në arenën ndërkombëtare, ku kriza në Lindjen e Mesme rrezikon të ndikojë në dinamikat diplomatike që lidhen me luftën në Ukrainë.