Një rast dhune është raportuar në Tetovë, ku një 29-vjeçar ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij më i madh.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 15 mars 2026 rreth orës 13:00. Sipas denoncimit, 29-vjeçari nga Tetova ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare nga vëllai i tij më i madh, me inicialet A.B.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për dokumentimin e ngjarjes.

