U inauguru rikonstruim i plotë i repartit për terapi fizikale në Spitalin e Gostivarit

Sot në Gostivar u promovua rikonstruim i plotë i repartit për terapi fizikale në spitalin e Gostivarit. Shuma arrin në 4.5 milionë denarë, që është pjesë e investimit total prej 17 milionë denarësh, të iniciuar nga udhëheqësia e re.

“Kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme në këtë institucion shëndetësor, ku së bashku me drejtorin, Dr. Argjent Muça, po vazhdojmë me një ritëm edhe më të intensifikuar për të sjellë ndryshime dhe për të mundësuar shërbime shëndetësore më moderne për qytetarët e Gostivarit dhe rajonit, tha Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, gjatë vizitës së tij në këtë institucion. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori