Shoqata Humanitare Diaspora Simnicë ka realizuar më 5 prill 2026 një aksion për pastrimin e rrugës drejt varrezave dhe vetë varrezave në fshatin Simnicë.
Ky aktivitet u zhvillua me angazhimin e anëtarëve dhe qytetarëve, me qëllim mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe respektimin e vendeve të shenjta të komunitetit.
“Në fshatin Simnicë, pastruam rrugën për te varrezat dhe varrezat e fshatit, në emër të kryesisë së Sh.H.D. Simnicë,” thuhet në njoftim.
Nga shoqata shprehin falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në këtë nismë vullnetare.
“Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë aksion për të mirën e të gjithëve. Zoti ju shpërbleftë me të mira!”
Në fund, kryesia ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e komunitetit.
“Jemi mirënjohës për punën tuaj.”

