Mëngjesin e sotëm, qytetarë të shqetësuar kanë dërguar fotografi që tregojnë ndotjen e lumit Vardar.

Komuna e Gostivarit njofton se shërbimet inspektuese janë duke ndërmarrë masa për verifikimin e gjendjes, me qëllim mbrojtjen e pasurisë së përbashkët – lumin Vardar.

“Lumi Vardar është simbol i qytetit tonë dhe një vlerë që na përket të gjithëve. Nuk do të lejojmë ndotjen dhe degradimin e tij nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, njofton Komuna. Gazeta Flaka