Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër L. Gj. (39) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paligjshëm i armëve ose materieve shpërthyese”.
Më 30 mars 2026, nëpunës policorë kryen kontrolle në dy lokacione ku qëndronte i denoncuari. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan:
- 13 paketime me substancë pluhurore të bardhë,
- Municion i kalibrave të ndryshëm,
- Peshore digjitale,
- Dy pistoleta,
- Një pushkë ajrore.
Rasti është referuar për procedim të mëtejshëm sipas ligjit. Gostivari Sot

