Myftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli, ka marrë pjesë në Samitin e 10-të të krerëve të bashkësive islame të Ballkanit, i cili këtë vit u mbajt në Shkup, nën përkujdesjen e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, ku morën pjesë përfaqësues të lartë fetarë nga rajoni, organizimi u bë nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë, ndërsa nikoqir ishte Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Duke ndarë përshtypjet e tij, Zendeli theksoi rëndësinë e këtij samiti për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes institucioneve fetare.

“Pata kënaqësinë që, bashkë me referentët e Muftinisë sonë, të marr pjesë në Samitin e X të krerëve të bashkësive islame të Ballkanit, që kësaj radhe u organizua në Shkup nën përkujdesjen e BFI të RMV me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai,” u shpreh Zendeli.

Samiti i krerëve të bashkësive islame të Ballkanit organizohet çdo vit dhe synon thellimin e bashkëpunimit ndërfetar, trajtimin e sfidave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave të paqes dhe mirëkuptimit në rajon.