Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në Daily Click në TV21 për buxhetin e vitit 2025 bëri të ditur se do të ketë risi të reja. Limani tha se një ndër masat e reja është paraparë që për secilin fëmijë të posalindur në Gostivar do të ketë subvencion për 6.000 denarë.
“Disa masa që do t’i propozoj për herë të parë, një prej tyre do të jetë 6 mijë denarë për çdo fëmijë të posalindur në Gostivar në vitin 2025, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasat e para. Ndihmë për prindërit e tyre realisht për harxhimet e fillimit të vitit shkollorë, do të ketë subvencione për inverter…”, tha në Daily Click Valbon Limani – kryetar i Komunës së Gostivarit.
Limani: Kemi kompani serioze që është e interesuar të investoj në Deponinë Rusino
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për DailyClick në TV21, në lidhje me deponinë Rusino, ka thënë se kemi kompani të cilat janë të interesuara për të investuar në një fabrikë reciklimi.
“Një ekip nga Turqia ishin javën e kaluar, kemi pasur edhe kompani nga Austria dhe Italia. Ne do të kërkojmë projekte konkrete nga këta kompani në lidhje me Deponinë Rusino. Interesimi ynë është që të filloj dhe të mbarojë sa më shpejt projekti që të kemi zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate. Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Gostivar, e vizituam bashkërisht edhe deponin Rusino, tek ai pash që ka interesim serioz dhe do merren hapa konkrete për zgjidhjen këtij problemi”, tha Limani.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit obligimet që i ka pasur ndaj kësaj ndërmarrjeje i ka shlyer dhe shtoi se është NP “Komunalec” e cila i detyrohet rreth 6 milionë denarë deponisë Rusino.
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh si asnjëherë më parë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në DailyClick në TV21, deklaroi se me 30 dhjetor Këshilli Komunal i Gostivarit, e ka seancën kur do të shqyrtohet Buxheti Komunal për vitin 2025. Sipas tij, Buxheti Komunal për vitin që vjen është 25 milion euro dhe do të jetë buxheti më i madh që e ka pasur deri më tani Komuna e Gostivarit.
“Ky buxhet i cili premton zhvillim lokal dhe premton projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me arsimin dhe ambientin jetësor por edhe disa masa tjera të cilat do t’i propozoj për herë të parë. Siç është 6.000 denarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Gostivarit, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë, do të ketë subvencione për inverter dhe biçikleta. Në projektin e Buxhetit për vitin 2025 dhe do të ketë masa tjera të cilat do të ndihmojnë dukshëm në Komunën tonë”, nënvizoi Limani.
Ai shtoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarje të buxhetit edhe për Akademinë shqiptare.