Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton doli nga spitali në Washington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një publikim në rrjetin social X.
Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown me ethe, tha Angel Urena.
“Ai mbetet në gjendje të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që morri”, tha Urena.