Shuhet mjeshtri i madh i instrumenteve frymore, Salla Shabani

Në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë mjeshtri i madh i instrumenteve frymore dhe muzikore, Salla Shabani nga Strajani i Gostivarit, shkruan Flaka

Lajmi mortor u bë i ditur nga familja e të ndjerit.

“Në emër të familjës Shabani shprehim ngushëllime për humbjen e babit tonë të ndjerë Salla Shabani. Varimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 01.12.2024 me namazin e Iqindisë”, qëndron në njoftimin e familjes Shabani.

Salla Shabani u lind në fshatin Strajan të Gostivarit në vitin 1947, fshat i njohur si çerdhe e këngës dhe muzikës folklorit burimor dhe nga ku kanë lindur shumë këngëtarë dhe muzikantë të dalluar.

Si rrjedhojë, Shabani me aktivitete folklorike filloi që në moshën e tij të hershme. Veçori e tij është mjeshtëria e dyfishtë. Shabani pos që merrej me prodhimin e instrumenteve frymore dhe me tela, njihej edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e këtyre instrumenteve, shkruan Flaka Media.

Për herë të parë filloi në fyell dhe që në moshë të re tingujt e muzikës folklorike lanë përshtypje dhe ia morën vëmendjen. Vendlindja e Salla Shabanit njihet si vatra e folklorit burimor dhe ndër shekuj
prindëri, gjyshi, stërgjyshi e katragjyshi kanë qenë prodhues të veglave folklorike.

Në moshën 8 vjeçare filloi të interpreton në çifteli dhe në sharki, që disa vite më vinë të interpretoi edhe në kavall dhe në gajde. Vitet kalonin dhe dashuria për folklorin dhe instrumentet muzikore sa vinte
dhe rritej.

Që në moshën 12 vjeçare filli të merret me prodhimin e disa instrumente airofome, fyell anësh, fyell bilbil dhe gajde, për të vijuar pas disa vitesh edhe me prodhimin e çiftelisë, sharkive dhe kavalleve. Këtë mjeshtri Shabani e kishte trashëguar nga babai i tij Lazami dhe axha im Fejzulla Shabani, të cilët atë botë janë llogaritur si legjendat e kavallit në hapësirat shqiptare.

Në vitin 1968 migroi në Gjermani si mjeshtër i diplomuar (murator), por hobin për muzikën folklorike nuk e ndërpreu. Në vitin 1976 u kthye në vendlindje dhe vazhdoi me prodhimin e instrumenteve folklorike. Dashuria për muzikën folklorike nuk u ndal edhe pas kthimit nga mërgimi vazhdoime shpikje të reja.

Në 1977 shpiku kavall me shtojca me pesë funksione, në vitin 1978 erdhi zbulim tjetër kavall interpreton nga dy anët kavall gajde të njëjtin akord, në vitin 1979 zbuloi kavallin fyell bilbil me të njëjtin akord, në 1980 arriti të zbulon tjetër kavall – bilbil për fillestar, kavall dy zëra me tre akorde. Në 1981 bëri kavall me shtojca që interpreton nga dy anët me tetë funksione.

Krijimtaria e tij nuk njihte fund. Deri në vitin 1992 vazhdoi me riprodhimin e këtyre instrumenteve folklorike dhe po këtë vit shpiku katër lloj të kavalleve të lakuar në maj, arsyeja për shkak të akordit të ulët.

Bastum me dy funksione që interpreton nga dy anët e shpiku në vitin 1994 dhe pas dy viteve shpiku bastum me katër funksione që interpreton nga dy anët, ndërsa në 1998 prodhoi kavall me një notë më tepër me pjesë të gërnetës.

Deri në vitin 2012 vazhdoi me riprodhimin e instrumenteve folklorike burimore, në vitin 2012 zbuloi çifteli temperim me gjashtë funksione. Si prodhues i të gjithave instrumenteve airofome si dhe ata me tela,
çifteli të zakonshme, çifteli temperim, sharki prim, karadizen, kavalle të gjitha llojet, fyell anësh, fyell bilbil, fyell me dy zëra, okarina, zurle, zumare me dy zëra, gajde, rakeza, gëreza e shumë lloje të tjera instrumentesh airofome. Të gjitha këta instrumente i prodhon Salla Shabani.

Salla Shabani është nga themeluesit e AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrë më të mirë në gjitha vendet ku ka marrë pjesë, ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut. Për këtë kontribut të madh ai u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje në suaza të shoqërisë “Besa” por edhe me pjesëmarrje individuale. Në 15 vitet e fundit Salla Shabani gjithnjë ka qenë aktiv në festival ku ka marrë pjesë si dhe është shpërblye të shumta.

Në festivalin e Kaçanikut të mbajtur në vitin 2002 fitoi çmimin veteran i folklorit, në vitin 2004 mori pjesë në Festivalin mbarëkombëtarë që u mbajt në Gjirokastër. Në vitin 2006 në Festivalin “Shari Këndon” u shpërblye me diplomën dhe mori çmimin “Melodia më të mirë”.

Në këtë festival, mori shumë çmime ndër vite, siç ishte edicioni i vitit 2007 ku shpërblye me diplomë si instrumenti më i mirë në Kavall. Po të njëjtin vit në 35 vjetorin e formimit të Ansamblit ”Besa” nga Gostivar mori shpërblimin plaketen e artë. Por aktiviteti i tij nuk u ndalet këtu.

Vazhdoj me punën e tij të pa lodhshme të jetë aktiv në Ansamblin “Besa” dhe me pjesëmarrje në festivale të ndryshme, ku nuk i mungonin as çmimet. Në festivalin folklorik “Hasi Jehon” morri diplomë si instrumentist i dalluar. Shabani krahas festivale shqiptare, arriti të ngadhënjen çmime edhe në festivale siç janë ata maqedonase.

Në maj të vitit 2011 merr pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jeho” në Kosovë dhe shpërblehet si instrumentisti i dalluar. Po këtë vit mori pjesë në festivalin e “Barive” në Galiçnik, ku po ashtu u shpërblye.

Në festivalin “Kandilat e Bajramit” në Shkup zgjidhet si grup i artistëve me kavall. Në vitin 2011 u shpall
veteran i folklorit, kurse në vitin 2012 merr pjesë në festivalin “ Pece Atanasevski” Prilep (Dollnen) ku merr diplomë si instrumentisti më i mirë në kavall. Në të njëjtin festival vitet vijuese fitoi çmimet Plakete e shekullit XIX për instrumentin e çiftelisë me gjashtë funksione që e ka shpikur vetë si dhe çmimin e karrierës në kavall.

Në këtë festival, Shabani arrite të fiton çmime edhe në edicionet vijuese. Shabani i solli “Besës”, katër çmime nga po ky festiv i Prilepit në vitin 2014. Çmime pati edhe në vitin 2019.

Shabani fitoi çmime edhe në festivalin folklorik tipologjik kombëtar të instrumenteve rapsode popullore në Lezhë, në festivalin mbarëkombëtar, festivalin folklorik burimor “Sharri Këndon”, si dhe festivalet tradicional ndërkombëtar revial Festivalet “ De Saint-Florent-Le-Vieil (49) “ dhe “Les Orientales” që po mbahen në Paris të Francë. Edhe viti 2016 ishte i bujshëm për Salla Shabanin. Në festivalin e Mavrovës “Ditët e Bariut”, që ishte
festival jogarues, u paraqet me një performancë që la përshtypje tek publiku i pranishëm.

Krahas çmimeve dhe interpretimeve mbresëlënëse, arriti të rekruton dhe përgatis edhe trashëgimtarë të
tij. Sot Gostivari ka fituar instrumentistë në kavall, siç janë Hanif Demiri, Emin Xhaferi, Adnan
Aliu dhe Valon Aliu.

Me 6 nëntor të vitit 2017 Agjencia e lajmeve Flaka realoi intervistë me të ndjerin Shabani, i cili me nostalgji u rrëfye mbi karierën e tij të bujshme.

Salla Shabani është i lindur në fshatin Strajan të Gostivarit në vitin 1947. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori