Kryetari I degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi ka marrë pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore të Josif Bagerit në Nistrovë.

“Në kryefestën e Kombit tonë në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme, vendlindja e Rilindasit Josif Bageri, nën përkujdesjen e Shoqatës për Kulturë Artë dhe Shkencë “Josif Bageri”, mbështetur nga afarist, dashamir e aktivist, u bë përurimi i pllakës që mban emrin e tij. Faleminderit nga zemra për ftesën, qoftë i përjetshëm kombi dhe flamuri shqiptar’, shkruan Xhaferi .
