U mbajt manifestimi jubilar, 25 vite art – Draudacum

25 vite Draudacum, ishte shkak i mbledhisë në Pallatin e Kulturës në Gostivar, nga ku u realizua ekspozita kolektive e Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë – SHAFM Draudacum për të shënuar këtë jubile gjysëmshekulli, shkruan Gostivari Sot

Kryetari i shoqatës Arjan Rufati e nisi fjalimin me një historik të shkurtër të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë e cila themelua nga një grup artistësh figurativ, por edhe intelektual, nga Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Struga, Kërçova, Dibra dhe vendbanime të tjera duke e ndier nevojën për të vepruar të organizuar mbështetën dhe ndihmuan krijimin e kësaj shoqatë, pa e ditur se ajo do të bëhej strehë e tyre artistike.

Rufati potencoi kontributin e pamohueshëm i anëtarësisë, por sidomos edhe menaxhimi i suksesshëm nga ana e kryetarëve që vijnë më pas, siç janë: Bashkim Mexhiti, Burhan Ahmeti, Osman Demiri dhe Reshat Ameti.

Puna e palodhshme e tyre, tha ai, e mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Komua e Gostivarit ndikuan që Shoqata e Artistëve Figurativ ”Draudacum”, të dëshmoi potencial, të shënoi rezultate dhe të instaloi vlera të larta në prezantimin e artit pamorë që vazhdon të hapëron me kohën si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Kuvendi solemn i themelimit të Shoqatës së Artisteve Figurativ “Draudacum,, është promovuar me hapjen e ekspozitës së pare të saj, për këtë ekspozite si dëshmi ekziston edhe një fletëpalosje ku kumtohen emrat e 27 artistëve pjesëmarrës të cilën morën pjesë në këtët aktivitet. Dhe kështu nisi funksionimin dhe aktivitetin shoqata “Draudacum”, e cila për dy dekada e gjysëm me radhë pati baticat dhe zbaticat, ngritjet dhe rëniet e saj”, tha Rufati.

Për njëzet e pesë vite rresht, vijoi ai, kjo shoqatë ka organizuar aktivitet të shumta në fushën e artit figurativ duke dëshmuar se ajo jo rastësisht tani më është bërë bartëse e jetës artistike të shqiptarëve nga vendi dhe më gjerë.

“Nëpër aktivitetet e shoqatës “Draudacum” kanë parakaluar shumë artistë, emra të njohur nga vendi dhe nga bota, artistë të dëshmuar por edhe të rinj të cilët janë shpresa dhe ardhmëria e skenës sonë artistike. Për fund vlen të përmendet se me iniciativë të Shoqatës DRAUDACUM dhe me përkrahje të politikanëve shqiptar, qeveria e Maqedonisë së Veriut themeloi Institucionin Nacional Galeria e Gostivarit – Gostivar, mbetemi me shpresë se ky institucion do të jetë shtëpia e gjithë artistëve figurativ”, përfundoi Rufati.

Paraardhësit e tij, theksuan rolin që pati shoqata në avancimin dhe pëkrahjen e artistëve të artit figurativ, por edhe bashkëpinimin ndërshqiptar dhe ndërkombëtar që realizoi shoqata me aktivitete të shumta ndër vite.

Në prani të anëtarëve të shoqatës, dashamirëve të artit pamor dhe kryetarëve ndër vite të shoqatës Bashkim Mexhiti, Osman Demiri, Burhan Ameti, Reshat Ameti dhe Arjan Rufati u ndanë mirënjohje dhe u revokuan kujtime, ndërkohë që pas ekspozitës u shpalos dokumentari dhe u shtrua një koketoj rasti. Për të pranishmit u nda edhe katalogu i ekspozitës me mbi 20 punime, në mesin e të cilava ishin edhe veprat e artistëve tanimë të ndjerë Meli Zenku, Ismet Lahu Hadanicaj, Bujar Lahu, Mustafa Arapi dhe Memet Selami. 

Më 25 dhjetor 1999 u themelua Shoqatën e Artistëve Figurativ në Maqedon DRAUDACUM me seli në Gostivarm, në Kuvendin themelues u miratua programi, statuti dhe u zgjodhën organet drejtuese të shoqatës. 

Kryetar i parë i shoqatës u zgjodh, Bashkim Mexhiti, nën kryetar Luan Zenki, gjithashtu, duhet të theksohet se lista e themeluesve të kësaj shoqate është më e gjerë, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të ishte i mundur themelimi dhe sëndërtimin e kësaj shoqate. 

Mirënjohje në shenjë faleminderimi për përkrahje mediatike u nda edhe për kryeredaktorin e Agjencisë së lajmeve Flala dhe portalit informativ Gostivari Sot, gazetarin Driton Zenku. Gostivari Sot


Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori