Në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultatin 1:0. Kjo humbje vije pas fitores 2:1 ndaj Ukrainës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Giorgi Kochorashvili në minutën e 71-të.
Gara në Grupin 1 të Ligës B mbetet e hapur. Shqipëria do të përballet me Çekinë në Pragë më 11 tetor dhe do të udhëtojë në Gjeorgji më 14 tetor. Këto ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë në këtë grup.