SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër një gruaje 45-vjeçare nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë i veprës penale”.
Sipas njoftimit të policisë, më 30 tetor 2025, ajo raportoi në mënyrë të rreme se më 26 tetor 2025, në Tetovë, një person i kishte ofruar para në këmbim të shërbimeve seksuale vajzës së saj të mitur.
Policia njofton se rasti është dokumentuar dhe se do të ndiqen të gjitha masat ligjore përkatëse ndaj personit të dyshuar.

