Një incident i dhunshëm ndodhi dje në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, ku një 25-vjeçar me iniciale S.H. sulmoi fizikisht një shofer tjetër, 34-vjeçarin nga fshati Arnaqi, duke përdorur një mjet të fortë dhe të mprehtë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua dje pasdite në fshatin Semenishtë, Komuna Saraj, pas një mosmarrëveshjeje në trafik që eskaloi në dhunë fizike. Si pasojë e sulmit, viktima pësoi therrje dhe lëndime trupore.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë dhe hetimit të rastit, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj autorit.

