Mbeshtetja e SHBA-ve thelbësore për avancimin e reformave dhe zhvillimin e projekteve

Sot, në cilësinë e zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri së bashku me Ministrin e Transportit Aleksandar Nikoloski, zhvilluam takim me Zëvendës-Shefen e Misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nicole Varnes.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron vendit tonë, e cila është thelbësore për avancimin e reformave dhe zhvillimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Ky takim rikonfirmoi angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, kumtoi Zekolli Shaqiri. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori