Një aksident tragjik trafiku ndodhi në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, automjeti “Volkswagen Golf” i drejtuar nga S.T., 25 vjeç nga fshati Nerav, Kriva Palankë, ka goditur një qen endacak. Pas këtij incidenti, automjeti ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet “BMW” të drejtuar nga F.J., 27 vjeç nga fshati Dllaboçicë.

Në aksident kanë marrë lëndime të rënda të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit BMW, A.S., 20 vjeç dhe S.J., 53 vjeç, të dy nga Kriva Palanka, të cilët u pranuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Shoferi i Volkswagen-it, S.T., ndërroi jetë nga plagët e marra. Trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi me urdhër të prokurorit publik.

Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun e tij.