Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërrin me not nga Italia në Shqipëri

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo, ka përfunduar me sukses sfidën e saj duke notuar për 35 orë e 17 minuta nga Italia në Shqipëri.

Buzo ka përshkuar me not 92 kilometra nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë e konsumuar ushqime të lehta, ndërsa udhëtimin ka qenë konstant.

Buzo nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes, ajo nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa.

Gjendja shëndetësore e Eva Buzos është e mirë, por ka nevojë për rikuperim.

Sa i takon notares do ketë edhe një organizim nga Bashkia për pritjen e saj megjithatë i është lënë pak kohë për rikuperim të fuqive.

Kujtojmë se një vit më parë, Buzo e ndërpreu sfidën për të notuar nga brigjet italiane në ato shqiptare për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.

Avokatja u nis nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpriste sfidën. Ajo u dërgua në spital, ku mori shërbimin e duhur mjekësor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori