Kthimi i mërgatës, kolona të gjata në vendkalimin kufitar “Tabanoc”

LAMM njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka prite të gjata.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori