Limani priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Andras Klein

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot priti për takim ambasadorin e Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, Andras Klein si dhe përfaqësuesin diplomatik, Gabor Radesci.

Në takim u diskutua për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen, posaçërisht në fushën e kulturës, procesin eurointegrues të vendit si dhe mundësinë për bashkëpunime me komunat hungareze.

“Është nder që diplomatë të këtij niveli kanë interes dhe konsideratë për qytetin tonë. Vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunime intensive sidomos në kulturë midis qytetit tonë dhe Hungarisë. Me miq të mirë gjithçka është më mire”, u shpreh Limani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori