Kryetari Valbon Limani vizitoi artistin e madh Salla Shabani, mirënjohje për kontributin e tij jetësor!

Ushtruesi i detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani sot vizitoi artistin dhe mjeshtrin e madh tëinstrumenteve muzikore, z. Salla Shabani, njoftuan nga Komuna e Gostivarit.

I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal, z. Namik Durmishi, në një atmosferë dhe bisedë shumëmiqësore, kryetari Limani i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit, në emër të Komunës së Gostivarit.

“Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase, z. Salla Shabani, i dorëzova Mirënjohje në emër të Komunës së Gostivarit dhe jam i bindur se bashkë me këtë mirënjohje ai ka vlerësimin dhe dashurinë e çdo gostivarasi dhe shqiptari” u shpreh Limani.

Mjeshtri i madh i instrumenteve frymore Sallah Shabanipos prodhimit të instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e tyre. 

Është një nga themeluesit e AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrën më të mirë të mundshme, në gjitha vendet ku ka marrë pjesë ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut. Për kontributin e tij, Shabani u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare, andaj meriton të gëzon epitetit ambasador i denjë i kulturës dhe arit gostivaras, kumtuan nga Shërbimi për Informim i Komunës së Gostivarit. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori