Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën se udhëheqësi i ardhshëm i Iranit “nuk do të qëndrojë shumë në post” nëse Teherani nuk merr më parë miratimin e tij.
Komentet e Trump erdhën ndërsa organi klerikal iranian përgjegjës për zgjedhjen e pasardhësit të udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei ka përfunduar votimin dhe pritet të shpallë emrin e liderit të ri së shpejti.
“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë. Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, tha Trump.
Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, hodhi poshtë idenë e ndërhyrjes së SHBA-së në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem, duke theksuar se kjo është çështje që i takon popullit iranian.
Trump ka theksuar më parë se dëshiron një lider që të sjellë harmoni dhe paqe në Iran dhe shprehu dëshirën për të qenë i përfshirë në procesin e emërimit.

