Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se çmimet e naftës mund të mbeten të larta ndërkohë që vazhdojnë sulmet nga SHBA dhe Israel ndaj Iran. Sipas tij, sapo situata të normalizohet, çmimet e naftës pritet të bien nën nivelin e mëparshëm.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se kjo situatë është e dëmshme për ekonomitë evropiane. Ai theksoi:
“Çmimet e naftës dhe të gazit po dëmtojnë ekonomitë tona. Shpresojmë që luftimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Situata ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë:
- Nafta Brent u rrit për 10% dhe arriti mbi 82 dollarë për fuçi, pas sulmeve ndaj tre anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit.
- Çmimet e gazit natyror u rritën deri në 25%.
Ekspertët paralajmërojnë se tensionet në Lindjen e Mesme mund të vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë dhe stabilitetin ekonomik global.

