Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se qeveria duhet të rrisë sa më shpejt shpenzimet e mbrojtjes, duke iu përgjigjur një raporti të BBC-së që sugjeronte një rritje të përshpejtuar deri në 3% të PBB-së.
“Ne duhet të përshpejtojmë… Ne duhet të ecim më shpejt në shpenzimet e mbrojtjes. Sigurisht që kemi marrë tashmë angazhime… por kjo nuk përfshin vetëm shumat e mbrojtjes,” tha Starmer.
Ai sinjalizoi qëndrimin e tij këtë fundjavë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke theksuar se për t’u përballur me kërcënimet më të gjera ndërkombëtare, shpenzimet duhet të rriten sa më shpejt.

