Moti sot në vend do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe natës priten reshje lokale të shiut. Në viset më të larta malore reshjet do të jenë të përziera, me shi dhe dëborë.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit pritet të jetë e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira. Gjatë pasdites priten reshje të përkohshme shiu, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11 gradë Celsius.