Moti në vend do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura relativisht të ngrohta për këtë periudhë.
Sipas parashikimeve, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, kurse maksimalja gjatë ditës do të arrijë deri në 19°C.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit parashikohen kushte për mjegull të lehtë në disa lugina, sidomos në zonat me reliev të ulët.
Ndryshim i përkohshëm i motit pritet të enjten, kur në orët e pasdites dhe gjatë natës parashikohen reshje të herëpashershme lokale shiu.
Autoritetet meteorologjike rekomandojnë kujdes në komunikacion gjatë mëngjeseve për shkak të mjegullës së mundshme dhe rrugëve të lagështa pas reshjeve.

