Mbi 1100 persona janë prekur nga gripi gjatë javës së fundit në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas raportit, numri më i madh i të prekurve i përket grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç, duke treguar një përhapje të gjerë të virusit në popullatën aktive.

Listën e qyteteve me më shumë raste e kryeson Shkupi, me gjithsej 669 persona të prekur vetëm gjatë kësaj periudhe raportuese.

Që nga fillimi i sezonit 2025-2026, numri i përgjithshëm i rasteve me grip ka arritur në rreth 15 mijë. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se deri më tani janë regjistruar edhe katër viktima, të cilat lidhen me komplikimet e shkaktuara nga gripi.

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar, respektim të masave higjieno-sanitare dhe vaksinim për kategoritë më të rrezikuara, me qëllim uljen e përhapjes së virusit dhe parandalimin e komplikimeve serioze.