Një burrë nga Akron, Ohio, që për 22 vjet luante të njëjtin grup numrash në lotarinë klasike të Ohios, arriti të fitojë një çmim të madh prej 3.5 milionë dollarësh. Numrat e tij fitues ishin 6-8-16-20-26-45, të cilët ai i përdorte vazhdimisht, pavarësisht se shpesh merrte vetëm çmime të vogla.
Bileta fituese u blë nga dyqani The Mapco në Brown, Akron, dhe fituesi shprehu emocionin e tij duke thënë se njohu menjëherë numrat në rezultatet e shortit. Ai tashmë ka plane për të blerë një shtëpi të re dhe për të instaluar një palestër në shtëpi.

