Një incident shqetësues është raportuar në Aerodrom, ku një grup të miturish kanë sulmuar fizikisht tre persona në rrugë, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët që ndodheshin në zonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar në orën 00:45 pas mesnate në Shkup. Sipas denoncimit, në zonën e komunës së Aerodromit, M.B. (22) nga Bitola, B.K. (23) nga Strumica dhe B.S. (20) nga Shkupi janë ndaluar dhe më pas janë sulmuar fizikisht nga një grup të miturish.

Përveç dhunës fizike, të miturit kanë hedhur edhe vezë mbi viktimat, duke krijuar kaos dhe duke shkaktuar shqetësim edhe tek kalimtarët e rastit.

Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të përfshirë në incident.