Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, komentoi tensionet në Lindjen e Mesme dhe negociatat bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se një luftë e menjëhershme nuk duket e mundshme dhe se dialogu diplomatik duhet të vazhdojë.

Në një intervistë për CNN Turk, Fidan tha se të dyja palët po përpiqen të fitojnë kohë, por kjo është pjesë e strategjisë së negociatave. “Dera është hapur”, tha ministri turk, duke shtuar se fillimi nga çështja bërthamore është vendim i rëndësishëm dhe tema kryesore.

Ai theksoi se Irani nuk ka bomba atomike dhe nuk ka të dhëna që po përpiqet t’i prodhojë, ndërsa ndërhyrja ushtarake për ndryshimin e regjimit është iluzion.

Fidan foli gjithashtu për situatën në Siri dhe Irak, duke përmendur praninë e PKK-së në Irak dhe nevojën që qeveria irakiane të adresojë këtë çështje. Ai shtoi se çdo qeveri e zgjedhur përmes votës do të gjejë bashkëpunimin e Turqisë.