Dy persona kanë humbur jetën pas një orteku në Alpet italiane, në rajonin e Valtellinës, afër kufirit me Zvicrën, njoftoi shërbimi i shpëtimit malor.

Viktimat janë një grua 28-vjeçare dhe një burrë 33-vjeçar, të dy banorë të Italisë, sipas mediave lokale. Orteku ndodhi pas shkëputjes së një shtrese të madhe dëbore në male, ndërsa rreziku nga ortekët ka qenë i shtuar gjatë javëve të fundit dhe veçanërisht ditët e fundit.

Autoritetet lokale në Itali, Austri, Francë dhe Zvicër kanë raportuar disa incidente fatale të shkaktuara nga ortekët dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar për ata që merren me aktivitete sportive dhe rekreative në zonat malore.