MPB e Maqedonisë njofton se më 5 mars 2026, rreth orës 12:19, një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Demir Hisarit, i drejtuar nga Lj.B. (52) nga fshati Zhvan, ka dalë nga rruga pranë vendit të quajtur “Krbla”, afër fshatit Sopotnicë, Demir Hisar.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkudhëtari i tij, D.G. (59), pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit për trajtim.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa inspektimi i vendngjarjes u krye nga Departamenti i Policisë në Demir Hisar, sipas udhëzimeve të prokurorit publik.