Policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i dyshuar për transportim ilegal të emigrantëve në zonën e Gjevgjelisë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, më 02.03.2026, rreth orës 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli – Pika Kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gjevgjeli e kanë privuar nga liria personin F.S. (46) nga Republika e Turqisë.
Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Dacia” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga i dyshuari. Në automjet u gjetën pesë emigrantë – katër nga Afganistani dhe një nga Turqia.
I dyshuari është ndaluar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.
Autoritetet theksojnë se kontrollet e shtuara në këtë aks rrugor janë pjesë e masave për parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve drejt kufirit jugor.

