Një 25-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit ka mbetur i lënduar gjatë orarit të punës dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin e Gostivarit.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 12.02.2026, rreth orës 17:10, nga Qendra Urgjente në Gostivar është raportuar se për ndihmë mjekësore është paraqitur E.M. (25) nga fshati Gradec, i cili kishte pësuar lëndime trupore.

Sipas informacioneve fillestare, i riu lëndimet i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në Gostivar.

Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti në punë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për natyrën e lëndimeve, ndërsa hetimet janë në vijim.