Një 68-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia nën dyshimin për vjedhjen e kabllove prej bakri gjatë një periudhe një mujore nga një objekt ndërtimi në zonën e Qendrës, ku po ndërtohej një bulevard nëntokësor. Kabllot e vjedhura kanë gjatësi rreth dy kilometra dhe vlerësohen në rreth 200.000 euro.

I dyshuari, i cili ishte i punësuar si sigurim i objektit, do të përballet me kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, hetimet për rastin janë duke vazhduar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.