Ahmeti: Nuk mposhtet BDI-ja, ka rrënjë të lashta…

Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet, raporton Gostivari Sot

Në këtë eveniment ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për shef shtabi politik të degës së kësaj partie në Gostivar, u zgjodh ish kryeministri dhe deputeti aktual, Talat Xhaferi.

Ahmeti nga Gostivari: Jo qeveri me vazalë, sepse krijohet paqëndrueshmëri politike!

”Nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëvizur në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rrënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim. Por pa sukses, pa sukses sepse rrënjët e këtij organizimi përveç se janë të lashta, janë të vaditura me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjërë”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar. 

Sipas Ahmetit, përderisa ka organizim etnik në këtë shtet dhe kur akoma nuk kemi arritur në nivelin e organizimit politik mbi baza ideore, të mos bëjnë pëprjekje që me vazalë të mbajnë pushtet, sepse, krijohet paqëndrueshmëri dhe marrëdhënie ndëretnike acarohen. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori