Sulmoi fizikisht bashkëshorten në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari në Çegran

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në fshatin Çegran të Gostivarit, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 12:30, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me inicialet M.O. është privuar nga liria në orën 18:45 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë në Çegran.

Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal. Gostivari Sot