Gostivar, 56-vjeçari kërcënon të birin në shtëpi, ndërhyn policia

Një konflikt familjar në Gostivar ka përfunduar me arrestimin e një 56-vjeçari, pasi dyshohet se kishte kërcënuar djalin e tij 31-vjeçar në shtëpinë ku jetonin me qira.

Rasti është denoncuar më 14 nëntor, rreth orës 17:30, ndërsa policia ka ndërhyrë 20 minuta më vonë, duke e privuar nga liria personin me inicialet B.B.

Sipas njoftimit policor, 56-vjeçari fillimisht ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar të birin. Sjelljen agresive e kishte vazhduar edhe pas mbërritjes së zyrtarëve policorë.

Gjatë kontrollit me alkooltest, te ai janë konstatuar 1,16 promilë alkool në gjak.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot