Sulm fizik në Çajlë, 46-vjeçari denoncon në polici: Dyshohen disa persona

Një 46-vjeçar nga fshati Çajlë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga disa persona, në orët e para të mëngjesit të 8 nëntorit.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, rasti është denoncuar në orën 03:30 në Stacionin Policor të Gostivarit. Denoncuesi ka deklaruar se rreth orës 02:00, para shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht nga B.N. nga fshati Çegran dhe disa persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Nga Policia e Gostivarit bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë. Gostivari Sot