Policia ndalon shoferin 35-vjeçar në Çajlë, drejtonte automjetin pa patentë

Drejtimi i automjetit pa patentë shoferi i ka kushtuar lirinë një 35-vjeçari nga fshati Gradec, i cili është ndaluar nga policia në dalje të fshatit Çajlë.

Sipas njoftimit të Policisë së Gostivarit, më 7 nëntor, rreth orës 09:00, gjatë kontrollit të një automjeti transportues të markës „Ford“, me targa të Gostivarit, është konstatuar se drejtuesi A.A. (35) nuk kishte të fituar të drejtën për drejtimin e automjetit.

Ai është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht.

Policia e Gostivarit bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gostivari Sot