Arrestohet 68-vjeçari në Gostivar, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një 68-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar për sulm fizik në shtëpinë familjare.

Sipas njoftimit të Policisë, më 19 nëntor 2026, në orën 21:15, zyrtarët policorë të DPB-së Gostivar e kanë arrestuar Sh.O. (68).

Arrestimi ka ardhur pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij, e cila ka raportuar se rreth orës 18:30 ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Gostivari Sot