Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Hanet e Mavrovës, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimore në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të qëndrimit të tyre në vend.
Sipas njoftimit të Policisë, më 19 nëntor 2026, në orën 12:30, zyrtarët policorë të Departamentit Policor në Mavrovë kanë arrestuar L.H. (30), L.L. (34), S.L. (39) dhe Ç.S. (52).
Të katër personat janë hasur duke kryer punime ndërtimore, ndonëse në vend kishin hyrë dhe qëndronin për qëllime turistike.
Ata janë mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
Gostivari Sot

