Gostivar, përleshje fizike mes dy punëtorëve, arrestohen dy persona

Dy persona janë privuar nga liria nga Policia e Gostivarit pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mes tyre, ndërsa të dy punonin në të njëjtin projekt.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për M.A. (38) nga Reçica e Vogël e Tetovës dhe Q.I. (40) nga fshati Zdunjë i Tetovës, të dy të punësuar në firma private.

Sipas raportimit, më 19 nëntor 2026, rreth orës 10:20, pas një fjalosjeje paraprake, mes tyre ka ndodhur përleshje fizike.

Të dy personat janë privuar nga liria nga zyrtarët policorë të DPB-së Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Gostivari Sot