Një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti trafiku që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Shkup.
Sipas informacioneve nga policia, më 11 mars 2026 rreth orës 09:25 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu”, bulevardit “Koço Racin” dhe rrugës “Krste Misirkov” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një autobusi me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.G. (55) nga fshati Vollkovë, dhe një veture të tipit Ford Fiesta me targa të Shkupit.
Pas përplasjes, drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi, i cili ishte pasagjer në autobus, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksi i Klinikave Nënë Tereza.
Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e drejtuesit të veturës që është larguar nga vendi i aksidentit.

