Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rajonin e Krushevës, ku një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, më 12 mars 2026 rreth orës 17:55 në Departamentin e Policisë në Bitola është raportuar se A.I. (20) nga fshati Sazhdevo, rajoni i Krushevo, është dërguar në Spitali i Përgjithshëm i Prilepit pa shenja jete.
Sipas raportit të autoriteteve, i riu dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, çka ka rezultuar fatale për të. Vdekja e tij është konfirmuar nga një mjek i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi hetimor i policisë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

