Një makinë u përfshi nga flakët mbrëmë në lagjen Aerodrom të Shkupit, dhe zjarri u përhap edhe në dy automjete të tjera, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, më 12 mars 2026 rreth orës 00:13, në Shërbimin e Mbrojtjes së Shpejtë (SPB) Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në automjetin “Seat Leon” me targa të Shkupit, në pronësi të S.D., në parkingun para një ndërtese në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato”.
Nga zjarri janë dëmtuar edhe automjeti “Hyundai” i N.K. dhe “Opel Meriva” në pronësi të V.A.. Zjarri u shua nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa nuk pati të lënduar. Inspektimi i vendngjarjes është kryer nga autoritetet përkatëse.
Policia njoftoi se hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit janë në vijim.

