Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se stafi diplomatik dhe qytetarët italianë janë zhvendosur në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, përkohësisht, për të garantuar sigurinë e tyre.

“Të njëjtët diplomatë dhe italianë janë larguar tashmë nga Irani, por kjo nuk do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike me vendin”, sqaroi Tajani. Zhvendosja është një masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe qytetarët italianë, ndërkohë që situata në Iran mbetet e tensionuar.